E FUNDIT: Flamurtari-Vëllaznimi: Policë nga të gjitha anët, ky është lajmi i fundit

Sport October 20, 2017 - 16:08

Tensione të mëdha në përfundimin e ndeshjes mes Flamurtarit dhe Vëllaznimit.

Sfida përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Pas golit në fund të Altik Muhaxhirit, disa prej tifozëve vendës janë futur në fushë.

Kjo ka krijuar kaos të madh në fushën e lojës.

Gjyqtari më pas e ka përfunduar ndeshjen.

Në anën tjetër, Gazeta Olle mëson se tifozët vendës kanë thyer edhe autobusin e Vëllaznimit.

Forcat policore kanë mbërritur në stadium nga të gjitha anët.