Kështu u mbyllën katër ndeshjet e sotme të Superligës

Sport October 20, 2017 - 15:57

Kanë përfunduar tashmë katër ndeshjet e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll, të cilat u zhvilluan sot, shkruan zeri.info.

Derbi i kësaj xhiroje është zhvilluar në Gjilan, ku Drita e priti Trepçën ’89.

Skuadrat kanë barazuar me rezultat 1:1, në një ndeshje mjaft interesante dhe dramatike deri në monmentet e fundit.

Mitrovicasit kanë kaluar të parët në epërsi me golin e Florent Hasanit, kurse Chibuze ka shënuar autogol për gjilanasit pas gjuajtjes së Kastriot Rexhës.

Duhet cekur se “Xehetarët” e patën mundësinë ta fitonin lojën, por penalltinë e Florent Hasanit e priti Leotrim Rexhepi.

Në duelet tjera, Liria e mposhti Llapin me rezultat të thellë, 3:0 falë golave të Avdylit, Gavazajt e Islamajt.

Drenica dhe Feronikeli barazuan pa gola, 0:0 në derbin lokal, ndërsa ndeshja në mes Flamurtarit dhe Vëllaznimit u ndërpre në fund, pasi barazuan gjakovarët në 1:1.

Prishtinasit shënuan me Boshnjakun, kurse portieri Muhaxhiri barazoi në fund për gjakovarët. /Zëri/