Berisha vazhdon me gola në Australi

Sport October 20, 2017 - 15:18

Besart Berisha kthehet me gol nga Australia.

Besart Berisha ka shënuar gol për skuadrën e tij Melbourne Victory.

Victory ishte mysafire e Adelaide United dhe arriti një barazim të vlefshëm 2-2 duke marrë edhe pikën e parë në këtë kampionat, përcjell “Telegrafi.com”.

Ishte sulmuesi prishtinas, Besart Berisha që hapi serinë e golave në këtë ndeshje duke shënuar në minutën e 13-të.