Edhe Loriana mbetet pa medalje të Botërorit

Sport October 20, 2017 - 15:16

Loriana Kuka ka mbetur pa medalje në Kampionatin Botëror të xhudos për juniorë, shkruan zeri.info.

Xhudistja pejane e humbi meçin e rëndësishëm në repasazh nga japonezja Remi Aoyagi.

Ajo e mbylli këtë kompeticion në pozitën e shtatë, duke shkuar deri në çerekfinale.

Pa medalje dje kishte mbetur edhe xhudistja tjetër pejane, Flaka Loxha, e cila ishte eliminuar qysh në rrethin e parë. /Zëri/