Montella takohet me drejtuesit e Milanit

Sport October 20, 2017 - 15:05

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella është takuar të enjten me drejtorët e gjigandit italian, Massimiliano Mirabelli dhe Marco Fassone, transmeton zeri.info

Treshja janë takuar pas përfundimit të ndeshjes mes Milanit dhe AEK-ut të Athinës, që përfundoi 0-0, për të diskutuar gjendjen e klubit, raporton “Premium Sport”.

Presioni ndaj Montellas është duke u rritur shumë pas formës së keqe së Milanit.

Gjigandi italian ka humbur tre ndeshje radhazi në Serie A, kurse ndeshjen e radhës e luan ndaj Genoas të dielën./Zëri