Presidenti i Shkëndijës takohet me kreun e Fortuna Dusseldorfit

Sport October 20, 2017 - 12:47

Presidenti i Shkëndijës, Visar Bexheti këto ditë qëndron në Gjermani ku të enjten në mbrëmje ka realizuar takim të rëndësishëm pune me të parin e një prej klubeve më të njohura gjermane, Fortuna Düsseldorf.

Lideri i Bundesligës së Dytë gjermane është model për tu ndjekur dhe takimi i Bexhetit me homolgun e tij nga radhët e Fortunas, Robert Schäfer është shfrytëzuar kryesisht për të ndërruar mendime dhe përvoja në fushën e zhvillimit të futbollit.

Dy palët kanë shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit më të ngushtë në të ardhmen, ndërsa Robert Schäfer ka paralajmëruar vizitë të klubit Kuqezi në Tetovë.

Pas mbylljes zyrtare të takimit presidentëve u janë bashkuar edhe anëtarë tjerë të skuadrës gjermane, mes tjerëve edhe ish-portieri i Bayernit të Munihut dhe Bayer Leverkusenit, tani pjesë e Fortunës, Michael Rensing.ë