Prisja një Milan më të mirë

Sport October 20, 2017 - 12:41

Sulmuesi i AEK-ut të Athinës, Lazaros Christodoupoulos pranon që priste një Milan më të fortë në ndeshjes e së enjtes, transmeton zeri.info

Dy ekipet barazuan 0-0 në “San Siro” dhe ky është barazimi i parë i milanistëve pas dy fitoreve në Ligën e Evropës.

“Është gjithmonë kënaqësi që të kthehem në Italia sepse kam psuar tre vite e gjysmë fantastike këtu”, deklaroi ish-sulmuesi i Bolognas.

“Prisja një Milan më të fortë se kaq. Ne mund të fitonin me një përqendrim më të madh në sulm. Për ndeshjen kthyese, shikuesit tanë do të jenë të zjarrtë. Atmosfera nuk do të jetë e mirë për Milanin. Do të jetë një ndeshje ndryshe dhe ne do të jemi më të sigurt në sulm dhe më me vendosmëri”, shtoi reprezentuesi grek, i cili ka shënuar 6 gola këtë edicion./Zëri