Tare ‘blindon’ futbollistin kryesor të Lazios

Sport October 20, 2017 - 12:29

Igli Tare ka bërë gati ofertë për kontratë të re me sulmuesin Ciro Immobile.

Ciro Immobile do të bëhet lider absolut te skuadra e Lazios.

Gazzetta dello Sport ka njoftuar se sulmuesi italian do të nënshkruajë kontratë të re duke u bërë futbollisti më i paguar te skuadra nga Olimpico.

Immobile ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

E ardhmja e tij do të jetë ende te Lazio.