7 trofe në 100 ndeshje

Sport October 20, 2017 - 12:23

Sukseset nuk kanë pasur të ndalur për trajnerin Zinedine Zidane në krye të Real Madridit. Francezi ka arritur suksese të mëdha që prej emërimit të tij në krye të madrilenëve më 5 janar të vitit 2016. Në vetëm 100 ndeshje “Zizou” ka fituar shtatë tituj. Ish-mesfushori këtë sukses e ka arritur me skuadrën e tij të parë, ndërsa më herët kishte qenë në krye të ekipit të dytë të “Los Blancos”. Francezi është i vetmi trajner që e ka fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, shkruan sot, gazeta "Zëri".

Zinedine Zidane ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve me Real Madridin. Francezi kaloi numrin treshifror në ndeshjen e fituar 1-2 ndaj Getafes në ligën spanjolle. Zidane sigurisht që ka tejkaluar të gjitha pritjet që prej ardhjes së tij në krye të klubit mbretëror më 5 janar 2016, pas shkarkimit të Rafa Benitezit. Nga 100 ndeshjet e tij si trajner i madrilenëve, Zidane ka 75 fitore dhe vetëm 8 humbje. Ai gjithashtu ka fituar 7 tituj.

Zidane ka fituar dy liga të kampionëve, dy superkupa evropiane, një Ligë Spanjolle, një Superkupë Spanjolle dhe një Kupë të Botës për Klube. Me këta tituj ai pa dyshim që është bërë njëri prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e pasur të Real Madridit. Sidomos pas faktit që ai kishte ardhur në krye të klubit me përvojë të paktë dhe pas një periudhe të shkurtër të kaluar me ekipin e dytë të Real Madridit dhe një edicion si asistent i Carlo Ancelottit në vitin 2013.

“Ai tashmë është një trajner i madh”, kishte thënë më herët gjatë këtij viti. “Ai ka gjithçka për të qenë një trajner i madh. Ai është karizmatik dhe lojtarët e respektojnë”, shtonte italiani. “Ne e kemi shijuar shumë talentin e tij si futbollist në Spanjë. Por, nuk e shoh edhe aq shumë të brengosur me taktikat si trajner. Ai nuk ishte si lojtarët e tjerë që ndoshta e ndieni se ai ka diçka brenda tij. Ai ishte i qetë dhe i respektueshëm”, thotë Vincente del Bosque për “Goal.com”.

“Isha paksa i befasuar kur u bë trajner sepse kur disa lojtarë varin këpucët në gozhdë e kanë përfunduar tashmë udhëtimin e tyre. Por jo Zidane. Së pari ai u tërhoq nga futbolli dhe pastaj e gjeti veten s trajner”, shprehet Mariano Garcia Remon, një ish-trajner i Real Madridit. “Para se të bëhej trajneri, ai ishte në disa role te Rela Madridi. Si një këshilltar, asistent dhe gjithashtu shkoi në shkollën e menaxhimit për të mësuar për menaxhimin e futbollit. Ai është një fitues. Ai i ka bërë të gjithat në mënyrë fenomenale, që prej mënyrës së planit të komunikimit, mënyrës së punës me lojtarët dhe gjithashtu në strategjinë e tij sportive”, shprehet ish-bashkëlojtari i Zidanet te Franca, Christian Karambeu.

“Numrat e tij janë spektakular. Ai erdhi nga ekipi i dytë për të drejtuar Real Madridin. Ai pati edhe një vit si asistent i Ancelottit gjithashtu dhe mendoj që kjo e ndihmoi. Si një lojtar ai kishte përjetuar të gjitha situatat dhe tani ai është në skuadrën që është në mesin e më të mirave të botës. Ai ka pasur rezultate spektakulare dhe ai është duke e menaxhuar skuadrën me shumë inteligjencë”, thotë Juande Ramos.

“Siç ka treguar se është një njeri i madh, në këto 100 ndeshje ka treguar që është një trajner i madh gjithashtu. Menaxhimi në dhomat e zhveshjes është mjaft i vështirë. Por nuk mund t’i fitoni të gjitha titujt që i ka fituar Zidane vetëm duke menaxhuar dhomën e zhveshjes”, thotë Jean Fernandez, trajneri i cili i kishte dhënë debutimin Zidanet me Cannesin më 1989-n.

“Ai është duke definuar një epokë të re”, shprehet ish-bashkëlojtari i francezit Fernando Hierro. Sigurisht që Real Madridi shpreson që kjo epokë e suksesshme të vazhdojë edhe për shumë kohë./Zëri