Milani pas Vidalit

Sport October 20, 2017 - 11:37

Milani është duke shprehur interesim për mbrojtësin anësor të Barcelonës, Aleix Vidal, transmeton zeri.info

Spanjolli është i pakënaqur me minutat e tij te klubi spanjoll dhe një largim do të ishte tundues.

Mbrojtësi ka aftësi për të luajtur si në të majtë ashtu edhe në të djathtë, por ka luajtur vetëm 216 minuta këtë edicion në La Liga.

Gjithashtu, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e ka lënë shpeshherë Vidalin jashtë ekipit, së fundmi edhe në sfidën ndaj Olympiacosit në Ligën e Kampionëve.

Vidal kishte pasur probleme të shumta me lëndime gjatë edicionit të kaluar dhe ishte paraqitur në vetëm 6 ndeshje në ligën spanjolle, ndërsa kishte realizuar 2 gola dhe 2 asistime.

Milani mund të jetë mundësi e mirë për Vidalin që të shpëtoj karrierën e tij./Zëri