Mbappe donte vetëm Barçën

Sport October 20, 2017 - 11:16

Ish-menaxheri i Lionel Messit, Josep Maria Minguella thotë se sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe kishte dëshiruar transferimin te Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës, por kjo nuk u bë për shkak të presidentit të klubit spanjoll, Josep Maria Bartomeu, transmeton zeri.info

Sulmuesi 18-vjeçari, i cili ishte pjesë e Monacos atëkohë, ishte lidhur shumë me një kalim te Real Madridi, por në fund ishte Paris Saint-Germaini që transferoi francezin që në tërësi do t’i kushtoj 180 milionë euro.

Sidoqoftë, Minguella thotë se Barcelona do ta kishte blerë më lirë adoleshentin.

“Do të mund të blihej për 120 milionë euro plus 30 milionë të tjera në bonuset”, deklaroi Minguella.

“Djaloshi donte të shkonte vetëm te Barcelona kur kuptoi që Neymar ishte duke u larguar. Por, Barca ishte vënë pas Dembeles, Dembeles dhe Dembeles sepse një vit më herët kishin dashur të nënshkruanin me të për vetëm 15 milionë euro. S’kam asgjë kundër Bartomeus, por ai është një katastrofë”, shtoi ai./Zëri