Montella kërkon përkrahjen e tifozëve

Sport October 20, 2017 - 11:02

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka kërkuar nga tifozët e klubit që të përkrahin ekipin dhe lojtarët, transmeton zeri.info

Tifozët e gjigandit italian vërshëllyen futbollistët gjatë barazimit 0-0 ndaj AEK-ut të Athinës të enjten. Milani tashmë ka tre humbje radhazi në Serie A dhe barazimi në Ligën e Evropës sigurisht që shton presionin edhe ndaj Montellas.

“Mendoj se zhgënjimi dhe irritimi në stadium është ndjerë nga ekipi dhe kjo për shkak të tre humbjeve në Serie A sesa për shkak të performancës”, tha Montella.

“Ne krijuam shumë raste dhe nuk i realizuam ndaj një skuadre të mirë. Iu bëj thirrje tifozëve dhe klubit që të na përkrahin ne dhe të gjithë lojtarët, të cilëve iu nevojitet më shumë përkrahja sesa vërshëllima në këtë kohë të vështirë. Shikoj që djelmoshat duan të bëjnë më shumë, duan që të tregojnë se janë pjesë e Milanit dhe kjo është duke krijuar një problem psikologjik”, shto ai./Zëri