Kosova, shpresat te Loriana në Kampionat Botëror

Sport October 20, 2017 - 10:35

Flaka Loxha e ka mbyllur shumë herët eksperiencën në Kampionatin Botëror të Xhudos për Juniorë, i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudistja pejane është eliminuar qysh në xhiron e parë pasi u mposht nga sllovakja Kaja Kajzer, shkruan zeri.info.

Sidoqoftë, shpresat e Kosovës nuk janë shuar ende pasi tash ato janë të fokusuara komplet te Loriana Kuka, e cila do të garojë sot në kategorinë 70 kilogramë në rrethin e dytë me fituesen e duelit Rachael Butler – Sungeun Kim. /Zëri/