Më mungon familja në Barcelonë

Sport October 20, 2017 - 10:25

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas thotë se i mungon familja dhe njerëzit e tij më të afërt, të cilët jetojnë në Spanjë, transmeton zeri.info

Futbollisti thotë se është shumë i lumtur te Chelsea për të kërkuar ndonjë transferim, por pranon se i mungojnë familja dhe miqtë që jetojnë në Barcelonë.

Fabregas u rikthye në Premierligë në vitin 2014 për 27 milionë funte pas 151 paraqitjeve me klubin katalunas.

30-vjeçari kishte filluar karrierën e tij te Barcelona para se t’i bashkohej Arsenalit si 16-vjeçar. “Kam gjetur lumturi absolute te Chelsea.

Familja ime është e kënaqur, ata janë adaptuar totalisht në Londër. Jam shumë i lumtur”, deklaroi reprezentuesi spanjoll. Fabregas është paraqitur në 12 ndeshje këtë edicion dhe ka realizuar 1 gol dhe 3 asistime./Zëri