Çarten serbët: E quajnë skandal thirrjen 'Kosova është zemra e Shqipërisë'

Sport October 19, 2017 - 23:31

Tifozët e Skënderbeut kënduan disa këngë normale në ndeshjen kundër Partizanit të Beogradit.

Mediat serbe i quajnë skandal disa thirrje për UCK-në për Kosovën.

“Tifozët e Skënderbeut kënduan këngë provokuese kundër Partizanit. Madje ata fyen Serbinë duke u përmendur UCK-ja dhe Kosova është zemra e Shqipërisë”, shkruan kurir.rs.

Të pranishëm në stadiumin “Elbasan Arena” ishin afro 9 mijë tifozë.

Image