Kështu mbyllet përballja shqiptaro-serbe, Skënderbeu - Partizani

Sport October 19, 2017 - 22:58

Është mbyllur ndeshja e shumë përfolur në mes të Skënderbeut dhe Partizanit, e cila u zhvillua në “Elbasan Arena”, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Europa Leagues, shkruan zeri.info.

Skuadra korçare ka tentuar ta regjistrojë fitoren e parë në këtë fazë, por nuk ia doli.

Image

Në fund, skuadrat dolën nga fusha me rezultatin 0:0, ndërsa shikuesit kanë dhuruar spektakël në tribuna.

Ndeshja e dytë në mes Skënderbeut dhe Partizanit do të zhvillohet më 2 nëntor në Beograd. /Zëri/