Arsenali pa Granit Xhakën fiton në Beograd

Sport October 19, 2017 - 20:59

Arsenali e ka mposhtur sot me rezultat minimal 1-0 skuadrën serbe Crvena Zvezda.

Golin e vetëm për Arsenalin e shënoi francezi Olivier Giroud, në minutën e 85-të të takimit, raporton Insajderi.

Për Arsenalin, në këtë takim, nuk u paraqit kosovari me nënshtetësi zvicerane Granit Xhaka.

Me këtë fitore, “topçinjtë” përforcojnë vendin e parë në grup me 9 pikë të grumbulluara nga tri ndeshje në Euorpa League. /Insajderi.com