Benzema i lumtur te Real Madridi

Sport October 19, 2017 - 16:36

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema nuk dëshiron që të largohet nga kryeqyteti spanjoll, transmeton zeri.info

Francezi ka qenë i lidhur me një kalim te Arsenali, por menaxheri i futbollistit, Karim Djaziri i ka mohuar këto zëra.

“Karim Benzema është shumë i lumtur te Real Madridi”, tha Djaziri për “Sky Sport”.

“Ai ka rinovuar kontratën gjatë muajit të kaluar dhe nuk ka ndërmend që të largohet nga klubi”, shto ai./Zëri