Eliminohet Flaka, shpresat te Loriana

Sport October 19, 2017 - 14:46

Flaka Loxha e ka mbyllur shumë herët eksperiencën në Kampionatin Botëror të xhudos për juniorë, i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë, shkruan zeri.info.

Xhudistja pejane është eliminuar sot qysh në xhiron e parë pasi u mposht nga sllovakja Kaja Kajzer.

Sidoqoftë, shpresat e Kosovës nuk janë shuar ende pasi tash ato janë të fokusuara komplet tek Loriana Kuka, e cila do të garojë nesër në kategorinë 70 kilogramë në rrethin e dytë me fituesen e duelit Rachael Butler – Sungeun Kim. /Zëri/