De Gea ka treguar se është më i miri në botë

Sport October 19, 2017 - 13:54

Futbollisti i Manchester Unitedit, Ashley Young thotë se bashkëlojtari i tij, David De Gea ka treguar me paraqitjet e tij që është portieri më i mirë në botë, transmeton zeri.info

“Nuk mendoj se ka ndonjë më të mirë se ai”, deklaroi Young.

“Kam thënë para disa vitesh që ai mund të bëhet numri një i botës dhe mendoj se e ka treguar këtë gjë tashmë”, shtoi anglezi./Zëri