Trajneri nga Kosova: Shpresoj se Partizani i Beogradit do të fitojë ndaj Skënderbeut

Sport October 19, 2017 - 13:17

Ish-ylli dhe ish-trajneri i Partizanit të Beogradit, Fahrudin Jusufi, me prejardhje nga Dragashi i Kosovës, tani ka 77 vjet, kujton edhe humbjen para 30 vjetësh në Vlorën e Ismajl Qemalit, me rezultat 2:0 nga Flamurtari. 

Atëkohë ka qenë trajner i Partizanit të Beogradit dhe ishte eliminuar nga Flamurtari me rezultat të përgjithshëm 3:2 sepse fitorja në Beograd me 2:1 nuk i mjaftoi, në kuadër të Kupës së UEFA në vitin 1987. Ai tha se Skënderbeu ka një ekip serioze dhe duhen të. jenë maksimalisht të kujdesshëm.

Dy klubet njëra nga Serbia (Partizani) dhe tjetra nga Shqipëria (Flamurtari) herën e fundit u përballën në vitin e famshëm 1987, kur Partizani eliminohet nga Flamurtari dhe kjo është një nga momentet më të dhimbshme në historinë e klubit beogradas.

Legjenda e klubit të Partizanit, ashtu si e përshkruan portali serb “Alo”,  Fahrudin Jusufi, pas tri dekada ende nuk mund të pajtohet me at humbje. “Para së gjithash, mos më futni në fushën e politikës. Unë jam goran dhe unë nuk kam të bëj asgjë me këtë. Futbolli luhet në fushë dhe duhet të përqendrohesh në lojë. Natyrisht ne të gjithë shpresojmë se Partizani do të fitojë, por duhet të jenë të kujdesshëm dhe të gatshëm për një luftë të madhe. Ju e dini, futbolli është si një grua, nuk jeni të sigurt se çfarë do të ndodhë”, thotë Jusufi.

“Tani futbolli ka përparuar shumë dhe besoj se Skënderbeu luan futboll shumë serioz, megjithëse nuk e kam parë asnjëherë. Kjo është arsyeja pse Partizani duhet të jetë plotësisht i fokusuar dhe i kujdesshëm”, tha mes të tjera Jusufi.

Image