Luajta për Milanin më të keq në histori

Sport October 19, 2017 - 12:44

Sulmuesi i huazuar te Villareali nga Milani, Carlos Bacca thotë se luajti në kohën më të keqe në historinë e gjigandit italian, por mbron paraqitjet e tij personale, transmeton zeri.info

Kolumbiani shënoi 34 gola në 76 ndeshje me Milanin, para se t’i bashkohej Villarealit në huazim gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi spanjoll gjithashtu ka të drejtën e blerjes së futbollistit për 15.5 milionë euro në fund të edicionit.

“Vitet e kaluara në Milan ishin të kënaqshme në nivelin personal. Arrita objektivat e vendosur. Mund të kishte shkuar më mirë, por kjo kërkon ndihmën e drejtorëve dhe të skuadrës. Isha në Milanin më të keq në histori. U largova me kokën lartë sepse Milani është në Evropë dhe unë kontribuova për këtë”, tha ai./Zëri