Conte: Ndryshimet nuk funksionuan

Sport October 19, 2017 - 10:52

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte thotë se gaboi me ndryshimet e tij taktike në barazimin 3-3 ndaj Romës të mërkurën, transmeton zeri.info

Klubi londinez kishte epërsinë prej dy golave, por romakët e rikthyen rezultatin në 2-3, para se Eden Hazard të shënonte golin e barazimit.

“Përpjekjet e lojtarëve ishin në maksimum dhe i falënderoj ata”, deklaroi Conte pas ndeshjes.

“Ne vuajtëm në pjesën e parë dhe vendimi për të ndërruar sistemin ishte një gabim sepse hoqi të gjitha garancitë. Në parim u tregua se ne ishim duke improvizuar sepse vuajtëm nga presioni i Romës. Ne shënuam dy gola, por sensacioni ishte që nuk e ndjenim kontrollin e ndeshjes”, shtoi ai.

N’Golo Kante, Victor Moses dhe Danny Drinkwter ishin mungesat e londinezëve në këtë takim.

“Unë duhet të marr përgjegjësi sepse ishte vendimi im që të ndërroj sistemin për shkak të mungesës së opsioneve. Ndërrova pozicionin e David Luizit për të forcuar mesfushën dhe që të jem i sinqertë nuk mendoj që funksionoi”, tha italiani./Zëri