Dzeko ka lindur për të shënuar

Sport October 19, 2017 - 10:38

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko e çoi në nëntë shifrën e golave të shënuar këtë edicion pas dy golave të realizuar ndaj Chelseat të mërkurën dhe trajneri i tij, transmeton zeri.info

Eusebio Di Francesco thotë se kjo është normale. Di Francesco thotë se Dzeko ka lindur për të shënuar gola.

Chelsea ishte duke fituar 2-1, por dy golat e reprezentuesit boshnjak e rikthyen rezultatin në të mirë të romakëve, para se Eden Hazard të shpëtonte anglezët me një pikë nga ky takim.

“Dzeko ka lindur për të shënuar këso golash. Ai është kritikuar shumë, por sonte e bëri diferencën. Edhe kur ishim duke humbur, pashë një skuadër që e interpretoi atë që iu thosha dhe bënë mirë. Nga këndvështrimi i performancës jam i lumtur”, deklaroi Di Francesco./Zëri