Taktikat e Mourinhos, nuk janë një problem

Sport October 19, 2017 - 10:15

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes thotë se taktika e “parkimit të autobusit” nuk është një problem për të, transmeton zeri.info

Ish-mesfushori anglez thotë se ndryshimet në klub që prej largimit të Sir Alex Fergusonit tregojnë se janë të nevojshme qasjet e ndryshme në lojë.

Scholes thotë se “parkimi i autobusit” nga Mourinho është i nevojshëm për të arritur rezultate.

Shumë njerëz kishin kritikuar Mourinhon për shkak të taktikave mbrojtëse në barazimin 0-0 ndaj Liverpoolit, por Scholes thotë se nuk ka problem me këtë gjë.

“Mendoj që është e nevojshme tani, ndoshta jo para dy, tre apo katër vitesh. Mendoj që është tani për shkak të pozicionit që kanë pasur.  Ata nuk kanë qenë në gjendje që të fitojnë ligën. Nuk po them që ata janë në gjendje ta fitojnë ligën tani, është shumë herët, por është mjaft e vështirë që të shkosh në ‘Anfield’”, deklaroi anglezi./Zëri