Xhaka flet pas golit të mrekullueshëm në Rusi

Sport October 19, 2017 - 08:52

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka ka shënuar supergol për Baselin në fitoren 0:2 ndaj CSKA Moscow

Taulant Xhaka ka treguar një paraqitje fantastike ndaj CSKA Moscow në Rusi, duke shënuar edhe njërin nga dy golat për skuadrën e tij.

Xhaka me anë të një postimi në Facebbok tregon se është shumë i lumtur për golin e tij.

LEXO EDHE: Taulant Xhaka hesht Rusinë me këtë super-gol

“Një super mbrëmje. Shumë i kënaqur që shënova në këtë ndeshje kaq me rëndësishme”, shkruan Xhaka në Facebook.

Basel pas tre ndeshjeve të para renditet në vendin e dytë në grup me 6 pikë, tre më pak se Unitedi në vendin e parë. /Express/