Kështu u mbyllën ndeshjet e sontme të Championsit

Sport October 18, 2017 - 22:39

Janë mbyllur pjesët ndeshjet e sontme të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info.

Në Grupin A, Manchester United e mposhti Benfican 1:0 falë golit të realizuar nga Marcus Rashford, kurse në duelin tjetër, Baseli fitoi në udhëtim ndaj CSKA Moskës.

Taulant Xhaka e ka shënuar golin e parë për zviceranët, kurse atë të dytë e realizoi Dimitri Oberlin.

Në Grupin B, Paris Saint-Germaini vazhdoi me formë të mirë duke e mundur me lehtësi në udhëtim Anderlechtin 4:0.

Për parisienët shënuan Kylian Mbappe, Edinson Cavani, Neymar dhe Angel Di Maria.

Në duelin tjetër të grupit, Bayern Munichu fitoi ndaj Celticut 3:0 falë golave të Thomas Muller, Joshua Kimmich dhe Mats Hummels.

Në Grupin C, paraprakisht kishin luajtur Qarabagu dhe Atletico Madridi, që barazuan pa gola, 0:0.

Ndërsa, ndeshje dramatike u zhvilluar në Londër, ku Chelsea barazoi me Romën 3:3.

Eden Hazard dhe Edin Dzeko kanë shënuar nga dy gola për skuadrat përkatëse, kurse David Luiz shënoi një herë për londinezët e Aleksandar Kolarov për italianët.

Dhe në fund, Grupi D. Barcelona e mundi Olympiakosin 3:1, edhe pse luajti në pjesën e dytë pa Gerard Piquen e skuqur.

Dimitrious Nikolaou shënoi autogol për katalunasit, ndërsa në fund i njëjti futbollist shënoi edhe për grekët.

Kurse, Lionel Messi dhe Lucas Digne ia siguruan fitoren gjigantit katalunas.

E Juventusi, në ndeshjen tjetër të grupit, fitoi me mund ndaj Sportingut të Lisbonës, 2:1.

Portugezët kaluan të parët në epërsi me autogolin e Alex Sandros, por Bianconeri u rikthyen furishëm me Miralem Pjanic dhe Mario Mandzukic në fund të ndeshjes, për t’i siguruar tri pikët e radhës. /Zëri/