Majlinda po kthehet

Sport October 18, 2017 - 21:53

Majlinda Kelmendi e ka lënë prapa krahëve lëndimin që e kishte pësuar në Kampionat Botëror dhe është e gatshme për t’u rikthyer edhe më e fortë për sfidat e mëdha që e presin, shkruan zeri.info.

Lajmin e gëzueshëm e ka dhënë trajneri Driton Kuka, përmes llogarisë së tij në rrjetin social, Facebook.

“Sot përfundoj rehabilitimi 1 mujor në Sloveni nën përkujdesjen e Dr Mit Braëië dhe Majlinda po ndjehet mirë dhe sigurt drejt kthimit në arena sportive! Faleminderojmë KOK që mbuloj shpenzimet e terapisë gjatë qëndrimit. Nesër udhëtojmë në Zagreb në përkrahje të junioreve tona e mandej në vendlindje!”, ka shkruar Kuka. /Zëri/