Treshja e gjyqtarëve kosovarë diplomohet në Qendrën e Ekselencës për Gjyqtarë në UEFA

Sport October 18, 2017 - 21:49

Sot në Qendrën e Ekselencës për Gjyqtarë në UEFA (UEFA CORE), pas suksesit të shkëlqyer që kanë treguar gjatë kursit, gjyqtari Visar Kastrati dhe asistentët Granit Hyseni dhe Elvis Bicaj janë pajisur me diplomë të referimit (UEFA CORE Diploma).

Kriteret në të cilat janë vlerësuar gjyqtarët janë: përgatitja fizike, performanca teknike, organizimi dhe  qëndrimi/sjellja gjatë zhvillimit si gjyqtarë. Të gjitha këto kritere gjyqtarët i kanë përmbushur plotësisht.

Image

Qendra e Ekselencës për Gjyqtarë në UEFA (UEFA Centre of Refereeing Excellence – CORE), është themeluar qe shtatë vite dhe i dedikohet gjyqtarëve premtues të cilët kanë potencial që të bëhen Gjyqtarë Ndërkombëtarë brenda pak vitesh.

Ajo udhëhiqet nga z. David Ellery, ndërsa trajner për gjyqtarët nga Kosova kanë qenë z. Radan Miryanov për gjyqtarin kryesor dhe z. Leif Linderberg trajner i asistentëve.

Image

Në UEFA CORE secili vend anëtar i UEFA-së çdo dy vite dërgon një treshe të gjyqtarëve.

Ndërsa, treshja më në krye gjyqtarin Visar Kastrati dhe asistentët Granit Hyseni dhe Elvis Bicaj ishte e para nga Kosova.

Image