Kështu u mbyllën pjesët e para në ndeshjet e Championsit

Sport October 18, 2017 - 21:41

Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve të sontme të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info.

Në Grupin D, Barcelona po fiton ndaj Olympiakosit 1:0 falë autogolit të Dimitrios Nikolaou në minutën e 18-të.

Ndërkaq, Gerard Pique është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 42-të.

Në ndeshjen tjetër, Juventusi po barazon me Sporting Lisbonën 1:1.

Alex Sandro ka shënuar autogol për portugezët në minutën e 12-të, kurse Miralem Pjanic i barazoi shifrat në minutën e 29-të.

Benfica po barazon me Manchester Unitedin në Grupin A, kurse Baseli i Taulant Xhakës po fiton në Rusi ndaj CSKA Moskës, 1:0.

Madje, ishte pikërisht futbollisti kosovar ai që shënoi gol për ekipin zviceran.

Në Grupin B, Paris Saint-Germaini po fiton 2:0 në udhëtim me Anderlechtin falë golave të Kylian Mbappe e Edison Cavani, derisa Bayern Munichu po e mposht Celticun, 2:0 me golat e Thomas Muller e Joshua Kimmich.

Në Grupin C, Qarabagu po barazon pa gola me Atletico Madridin, kurse Chelsea është në avantazh ndaj Romës, 2:1.

Për ekipin londinez kanë shënuar David Luiz e Eden Hazard, kurse për italianët ka realizuar Aleksandar Kolarov. /Zëri/