Forbes: Ronaldo, sportisti europian më i pasur!

Sport October 18, 2017 - 21:28

Cristiano Ronaldo kryeson listën e sportistëve më të pasur europianë për vitin 2017.

Sipas revistës Forbes, përcjellë Supersport.al, sulmuesi i Realit të Madridit ka përfituar plot 93 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar.

Sigurisht që tek të ardhurat e tij, përvec pagës që përfiton si futbollist i “Los Blancos”, përfshihen edhe përfitime të shumta nga të drejtat e imazhit.

Pas “yllit” portugez vjen tenisti Roger Federer, me 64 milionë dollarë, ndërsa i treti, golfisti Rory McIlroy me plot 50 milionë dollarë të përfituar vetëm gjatë vitit të kaluar.

Sigurisht që nuk mund të mungonte në listën e sportistëve europianë më të paguar me plot 46 milionë dollarë, Lewis Hamilton, pas të cilit, me 38.5 milionë, vjen një tjetër pilot i Formula 1, Sebastian Vettel.

I gjashti renditet tenisti serb, Novak Djokovic, ndërsa plotësojnë 10-shen Fernando Alonso, Gareth Bale, Conor McGregor dhe Zlatan Ibrahimovic.

1 – Cristiano Ronaldo           93 milionë dollarë

2 – Roger Federer                  64 milionë dollarë

3 – Rory McIlroy                    50 milionë dollarë

4 – Lewis Hamilton               46 milionë dollarë

5 – Sebastian Vettel               38.5 milionë dollarë

6 – Novak Djokovic               37.6 milionë dollarë

7 – Fernando Alonso,           36 milionë dollarë

8 – Gareth Bale                      34 milionë dollarë   ,

9 – Conor McGregor             34 milionë dollarë

10 – Zlatan Ibrahimovic       32 milionë dollarë