Bashkimi e nis me humbje në Ligën Ballkanike

Sport October 18, 2017 - 20:49

Bashkimi e ka nisur me humbje aventurën e re në Ligën Ballkanike. Skuadra prizrenase është mposhtur nga K Blokotehna me rezultat 93:71, në ndeshjen e zhvilluar sonte në Gjevgjeli të Maqedonisë.

Vendësit e kanë fituar çerekun e parë 24:13, ndërsa në atë të dytë ekipi Portokalli bëri rezistencë, por që e humbi atë 22:25, shkruan zeri.info.

Edhe 10 minutëshi i tretë iu ka takuar maqedonasve, 24:21, njëjtë si ai i katërt dhe i fundit, 20:15, për të fituar në fund me 22 pikë avantazh.

20 pikët e Motleyt dhe 14 të Zekiqit ishin të pamjaftueshme për prizrenasit, ndërsa tek maqedonasit me lojë të mirë u shquan Mijatovic me 27 pikë e Benjamin me 20 sosh.

Bashkimi është ekipi i vetëm kosovar që po merr pjesë këtë sezon në Ligën Ballkanike. Ndeshjen e ardhshme, Bashkimi e zhvillon më 25 tetor ndaj Tiranës në udhëtim. /Zëri/