Skuadra kosovare e nis me humbje në Ligën e Kampionëve

Sport October 18, 2017 - 20:24

Luboteni e ka nisur me humbje eksperiencën evropiane për këtë sezon, shkruan zeri.info.

Kampioni i Kosovës ka zhgënjyer në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve të volejbollit.

Skuadra kosovare është mposhtur sonte në palestrën e sporteve “Bill Clinton”, në Ferizaj, nga ekipi holandez Abiant Lycurgus nga Groningeni 0:3 në sete (16:25, 19:25 e 13:25).

Ferizajasit ishin inferiorë ndaj kundërshtarit të fuqishëm dhe nuk arritën ta fitonin asnjë set të vetëm.

Ata e sfiduan ekipin mysafir vetëm në setin e dytë, i cili ishte paksa më i ngushtë.

Kjo humbje ia zbeh gjasat Lubotenit për kalim në rrethin tjetër, derisa Abianti e sheh veten të kualifikuar me një këmbë.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 26 tetor në Holandë. /Zëri/