U pritën grushta por erdhën puthje, ky është boksi që ofrojnë femrat

Sport October 18, 2017 - 16:52

“I dashur armik”. Ky titull i një filmi shqiptar të vjen ndërmend kur sheh dy boksiere që puthen në buzë para një sfidë të dhunshme në ring. 

Suedezja Mikaela Lauren, bëri një veprim të paparashikueshëm, kur u gjend përballë rivales së saj, Cecilia Braekhus, gjatë konferencës për shtyp, duke dalë jashtë kornizës së rivalitetit, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë që dy rivalet po “hanin me sy” njëra-tjetrën, Lauren i jep një të puthur të shpejtë në buzë, që shkaktoi ilaritet te të pranishmit.

Reagimi Cecilia Braekhus ishte i shpejtë, por shuplaka e saj më shumë se për t’i shkaktuar dëme kundërshtares, ishte një veprim instiktiv. 

Mikaela Lauren do ta sfidojë kundërshtaren Braekhus për titujt WBA, WBC, IBF dhe WBO.

Gjatë karrierës së saj si boksiere ka një ecuri rekord prej 31 fitoresh dhe asnjë humbje.