Bernard Berisha: Skënderbeu e mund Partizanin me këtë rezultat

Sport October 18, 2017 - 14:52

Bernard Berisha nxeh edhe më shumë super ndeshjen, Skënderbeu – Partizani i Beogradit.

Takimi që vlen për fazën e grupeve të Ligës së Evropës, zhvillohet nesër në Elbasan Arena.

Berisha, që tani luan me Akmhat Groznyn në Rusi, kishte luajtur për disa vite me Skënderbeun.

Ai po e pret me padurim këtë ndeshje.“Është një ndeshjen që realisht ngjall emocione, por nuk duhet ekzagjeruar. Duhet ta shohim vetëm si ndeshjen futbolli. Sigurisht, dëshira ime dhe e gjithë popullit shqiptar është që këtë takim ta fitojë Skënderbeu”, tha Berisha në intervistën për “Newsport.al”, raporton “GazetaOlle.com”.

Ai parashikoi edhe rezultatin. “Fiton Skënderbeu me rezultatin 1:0, kurs shënon grupi (qesh)”.Anësori i Përfaqësueses së Kosovës veçoi edhe njërin prej lojtarëve të tanishëm të Skënderbeut.

“Skënderbeu bën një lojë kolektive dhe nuk varet nga individët. Grupi është shumë i fortë, megjithatë do të më pëlqente të veçoja Bajram Jashanicën për formën që po kalon. Është në një moment shumë të mirë dhe shpresoj që në janar të transferohet në një kampionat me nivel më të lartë se ai shqiptar”.