Perez: Nuk e mendoj Spanjën pa Katalonjën dhe La Ligën pa Barcelonën

Sport October 18, 2017 - 13:07

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka dhënë një deklaratë interesante rreth zhvillimeve në Katalonja

Në Spanjë situata vazhdon të jetë e brishtë pas referendumit për pavarësinë e Katalonjas. Për këtë situatë ka folur edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

“Unë nuk e mendoj një Spanjë pa Katalonjën apo një Ligë pa Barça. Prandaj, unë nuk jam në gjendje të përgjigjem diçka që unë nuk mund të mendoj”, ka deklaruar Perez.

Është përfolur shumë se Barcelona mund të largohet nga La Liga në rast të pavarësimit të Katalonjës nga Spanja. /Express/