Hasi bëhet me skuadër të re

Sport October 18, 2017 - 13:05

Besink Hasi pritet të rikthehet në futbollin belg pas shkarkimit nga ekipi grek, Olympiacos

Trajneri kosovar, Besnik Hasi shumë shpejtë mund të bëhet me skuadër të re pas shkarkimit nga ekipi grek, Olympiacos.

Sipas mediave belge, Hasi është kandidat për ta marrë drejtimin e skuadrës belge, Kortrijk, përcjell Express.

Hasi pritet t’ia zë vendin trajnerit grek, Yannis Anastasiou, i cili do të shkarkohet nga detyra pasi ka zhgënjyer me rezultatet e deritanishme.

Ish lojtari i kombëtares shqiptare e njeh mire futbollin belg. Ish trajneri i Legia Warsaws në të kaluarën ka qenë lojtar dhe trajner i gjigantit belg,

Anderlecht.

Image