Blindohet Elbasani, policia plan të rreptë masash për sfidën ndaj serbëve të Partizanit

Sport October 17, 2017 - 20:16

Të enjten, Skënderbeu ka përballë në një sfidë tepër delikate për fatet e saj në Europa Ligë, serbët e Partizanit të Beogradit.

Dhe për një ndeshje të tillë, duhen marrë edhe masat e duhura që çdo gjë të shkojë siç duhet, e të mos ketë incidente.

Në planin e masave nga ana e Policisë së Shtetit, janë identifikuar tifozët ultras të ekipit, dhe do të mbahen nën vëzhgim për çdo incident të mundshëm.

Para futjes në stadium, do të kryhet kontroll i imtësishëm për tifozët si dhe në mënyrë të veçantë për banderolat e tifo-grupeve, që të shmanget çdo mesazh politik apo racor.

UEFA ndërkohë, do të dërgojë dy oficerë sigurie për këtë sfidë, pasi e konsideron një ndeshje me rrezikshmëri të lartë.