Zyrtare: Zbulohet kundërshtari i Shqipërisë për miqësoren e 14 nëntorit

Sport October 17, 2017 - 17:18

U përfolën shumë emra, si kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në miqësoret që kombëtarja kuqezi do të zhvilloi në muajin nëntor, por ditën e sotme është konfirmuar Norvegjia. Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë dakord me atë norvegjeze për zhvillimin e një takimi miqësor më datën 14 nëntor, në “Elbasan Arena”.Ky test do t’i shërbejë trajnerit Panuçi për eliminatoret e ardhshme të Kampionatit Europian dhe Ligës së Kombëve. Kujtojmë që Shqipëria është përballum me Norvegjinë edhe në grupet e eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2014.

Në dy përballjet me Norvegjinë, Shqipëria mori një barazim dhe një fitore. Në sfidën e Oslos, kuqezinjtë triumfuan falë perlës së Hamdi Salihit, ndërsa në “Qemal Stafa” barazuan me rezultatin 1-1 ku golin e shënoi Valdet Rama.