Marcelo akuzohet për evazion fiskal

Sport October 17, 2017 - 16:47

Prokuroria e Madridit ka ngritur aktakuzë për mbrojtësin e Real Madridit, Marcelo

Real Madrid është dridhur para ndeshjes me Tottenhamin, e cila luhet në “Santiago Bernabeu” në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Mediat spanjolle raportojnë se prokuroria e Madridit ka ngritur aktakuzë për mbrojtësin e Real Madridit, Marcelo për evazion fiskal.

Dyshohet se reprezentuesi i Brazilit i është shmangur tatimit, për parat e fituar nga reklamat. Thuhet se Marcelo i është shmangur tatimit për rreth gjysmë milioni euro.

Marcelo nuk është lojtari i vetëm i Real Madridit që akuzohet për shmange të tatimeve. i akuzuar është edhe Cristiano Ronaldo. /Express/ 

Image