Operohet Mentor Mazrekaj, e viziton kryesia e FC Prishtinës

Sport October 17, 2017 - 13:06

Mentor Mazrekaj para ndeshjes me Trepçën ’89, në udhëtim e sipër dhe para ndeshjes pati probleme shëndetësore, kishte të vjella.

Pas kontrollit mjekësor u konstatua se i kishte shpërthyer zorra qorre dhe me urgjencë është operuar, shkruan klubi Bardhekaltër.

Operimi ishte i suksesshëm dhe tani “Menqa” po ndjehet mirë dhe sot pritet të dalë nga Spitali Amerikan, aty ku edhe është operuar.

Mazrekaj do të mungojë të paktën tri javë ditë.

Image

Por, edhe stinori vjeshtor do të jetë shumë diskutabil për të.

“Sidoqoftë, Mazrekajt i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe të kthehet sa më parë në seancat stërvitore”, shkruajnë prishtinasit.

Kryesia e klubit, e drejtuar nga presidenti Remzi Ejupi, e ka vizituar Mazrekajn në spital dhe i ka uruar shërim sa më të shpejtë. /Zëri/