Sterling nuk e mendoi largimin

Sport October 17, 2017 - 12:38

Mesfushori i Manchester Cityt, Raheem Sterling kurrë nuk dyshoi në dëshirën e Pep Guardiolas për ta mbajtur në ekip pas interesimit nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton zeri.info

Ishte raportuar se reprezentuesi anglez do të shkonte në drejtim të klubit londinez si pjesë e marrëveshjes së transferimit të Alexis Sanchezit te Manchester City.

Guardiola kishte thënë që shanset për shitjen e Sterlingut janë zero dhe 22-vjeçari thotë se kjo ishte e mjaftueshme për të që të mos e vriste mendjen dy herë.

“Nuk kisha nevojë që të flisja me të (Guardiolan) sepse kisha folur një herë me të gjatë verës për përgatitjet para-sezonale”, deklaroi ish-futbollisti i Liverpoolit.

“Nuk kisha mendime negative apo diçka tjetër për spekulimet”, shtoi ai. “Nuk ishte një gjë për të cilën brengosesha sepse Pep është njeri i sinqertë dhe do të fliste më mua për këtë”, u shpreh anglezi./Zëri