ZYRTARE: Skënderbeu – Partizani, ja sa serbë do të jenë në stadium

Sport October 17, 2017 - 12:23

Këtë të enjte, Skënderbeu do të luajë një ndeshje delikate për sa i përket grupit të saj në Europa Ligë, por ndeshja ndaj Partizanit të Beogradit do të jetë edhe e nxehtë nga ana tifozerike, shkruan Panorama Sport.

Në një pakt mes klubit korçar, UEFA-s dhe Partizanit, është vendosur që në të dyja sfidat, si në Shqipëri, ashtu edhe në Serbi, të mos ketë tifozë udhëtues.

Presidenti Takaj, në një intervistë, ka deklaruar se vendimi është marrë për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Të pranishëm do të jenë vetëm delegacionet me 50 persona që zgjidhen nga klubet respektive.

Gjithashtu, UEFA ka dërguar dy oficerë sigurie për takimin e “Elbasan Arena”-s, ndërsa Policia e Shtetit do të bëjë të mundur mbarëvajtjen pa probleme të takimit.