Barça pas dyshes gjermane

Sport October 17, 2017 - 12:15

Barcelona është duke shprehur interesim për mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Jualin Brandt dhe atë të Schalkes, Max Meyer si transferime të mundshme për afatin kalimtar të janarit, raporton “Sport”.

Klubi katalunas është duke kërkuar për alternativa të tjera në vend të mesfushorit të Liverpoolit, Philippe Coutinho, për të cilin ishin interesuar gjatë verës, por klubi anglez kishte refuzuar shitjen e tij, transmeton zeri.info

Dy pjesëtarë të stafit të Barcelonës, Robert Fernandez dhe Urbano Ortega shikuan ndeshjen mes Bayer Leverkusenit dhe Wolfsburgut të dielën për të vëzhguar reprezentuesin gjerman, Brandt.

Përveç tij, klubi spanjoll është duke kërkuar edhe 22-vjeçarin, Meyer, i cili ka kontratë me Schalken deri në qershor të vitit 2018./Zëri