Italia ta thërras Balotellin

Sport October 17, 2017 - 12:00

Presidenti i Nices, Jean-Pierre Rivere beson se trajneri i përfaqësueses së Italisë, Giampiero Ventura duhet ta thërras Mario Balotellin në skuadër, transmeton zeri.info

Futbollisti nuk ka luajtur për Italinë që prej Kupës së Botës 2014, por forma e tij e mirë në Francë ka shtuar zërat që bëjnë thirrje për të ftuar Balotellin.

“Kur u njoha së pari me Marion, ne folëm për katër. E binda atë se me ne ai do ta rimarrë veten si futbollist dhe buzëqeshjen e tij. Kështu kaloi dhe jam i lumtur”, tha Rivere.

“Ai ka një talent të cilin nuk e ka humbur dhe ai është duke punuar shumë për Kupën e Botës. Nuk e njoh Venturan, por do të isha në gjendje që ta telefonoja dhe t’i garantoj që Mario është një djalosh i mirë, i cili do të sillte gjallëri në dhomat e zhveshjes”, shtoi francezi.

“A do të qëndroj ia në Nice? Është shumë herët për ta thënë. Në qershor e dëgjova nënën e tij të thoshte që Nice është vendi i duhur. Dhe (Lucien) Favre është trajneri ideal për ta ndihmuar zhvillimin e tij”, u shpreh Rivere./Zëri