Montellas i jepen 3 ndeshje kohë?

Sport October 17, 2017 - 11:41

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella nuk është në rrezik të një shkarkimi të shpejtë, por tre ndeshjet e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij, transmeton zeri.info

Gjigandi italian ka humbur tre ndeshjet e fundit në Serie A dhe e fundit ishte ajo ndaj rivalit lokal, Inter. Klubi ka konfirmuar përkrahjen për italianin, por “Qoutidiano Sportivo” beson se tre ndeshjet e ardhshme do të vendimtare për Montellan.

Është thuajse esenciale që milanistët të arkëtojnë 6 pikë nga takimet me Genoan dhe Chievon, kurse është edhe ndeshja e së enjtes në Ligën e Evropës ndaj AEK-ut të Athinës.

Pastaj në fund të muajit, Milani do pres Juventusin në “San Siro”.

Nëse Montella nuk arrin të fitoj dy ndeshjet e ardhshme dhe nëse humbet ndaj Juventusit, mundësitë janë të mëdha që ai të shkarkohet./Zëri