Juventusi duhet të përmirësohet

Sport October 17, 2017 - 11:22

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon pranon se ekipi i tij duhet të përmirësohet për të shmangur zhgënjimin e tifozëve gjatë këtij edicioni, transmeton zeri.info

Klubi torinez u mposht 1-2 në shtëpi nga Lazio të dielën dhe kjo ka bërë që juventunët të mbesin në pozitën e tretë në renditje me pesë pikë prapa kreut të tabelës që mbahet nga Napoli.  

“Ne duhet të provojmë që të përmirësohemi përsëri”, deklaroi reprezentuesi italian, i cili ka paralajmëruar pensionimin nga futbolli në fund të këtij edicioni.

“Ne kemi përkrahjen e madhe të tifozëve dhe ne nuk duam që t’i zhgënjejmë ata”, shtoi ndër të tjera Buffon.

39-vjeçari deri më tani është paraqitur në 9 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat me fanellën e Juventusit./Zëri