Interi mund të ëndërroj

Sport October 17, 2017 - 11:08

Ish-sulmuesi i Interit, Diego Milito thotë se klubi italian i ka mundësitë për të ëndërruar dhe gjithashtu lavdëroi Mauro Icardin.

“Nerazzurri” ka fituar 7 ndeshje dhe kanë barazuar vetëm një në këtë fillim të kampionatit italian dhe pozicionohen në vendin e dytë në tabelë me vetëm dy pikë më pak se Napoli, që kryeson tabelën.

“Juve mbetet favoriti, por ky vit është i gjatë për të konfirmuar nëse Napoli ka arritur në nivelin më të lartë. Ata kanë një skuadër të madhe, një stil të mirë të lojës dhe një trajner të madh (Maurizio Sarri)”, deklaroi Milito.

“Inter? Shoh një grup solid, që ende duhet të tregoj potencialin e vërtetë. Ekipi është rritur shumë, ka një trajner të mirë dhe kanë lojtarë të rëndësishëm. Duhet thënë, ekzistojnë mundësitë që ata të ëndërrojnë”, shtoi ai./Zëri