Shikoni me kë takohet Duka para ndeshjes Skënderbeu-Partizani i Beogradit

Sport October 16, 2017 - 16:26

Në prag të një ndeshjeje mjaft të rëndësishme në shumë aspekte mes Skënderbeut dhe Partizan Beogradit, e vlefshme për Grupin B të Ligës së Europës, presidenti i korçarëve, Ardjan Takaj, dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kanë zhvilluar një takim mes tyre.

Me sa duket, mëritë mes palëve të shkaktuara nga koha kur Federata i hoqi titullin kampion të sezonit 2015-2016 Skënderbeut janë fshirë, shkruan “Panorama”.

Në atë kohë korçarët reagonin duke e quajtur institucionin e futbollit si “Federata e Krimit”.

Me shumë mundësi, takimi mes Dukës dhe Takajt ka qenë për të diskutuar deri në detaje organizimin sa më të mirë të ndeshjes ndaj serbëve në mënyrë që të shmanget çdo incident sado i vogël që mund të dëmtonte imazhin e futbollit shqiptar.

Image