FIFA e jep një lajm të mirë për Përfaqësuesen e Kosovës

Sport October 16, 2017 - 11:35

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka dhënë një lajm të mirë për Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan zeri.info.

Në fakt, para pak minutash, shtëpia e futbollit ndërkombëtar e ka zbuluara renditjen më të re të përfaqësueseve të botës, ku Kosova e gjen veten në vendin e 183-të, një pozitë më lartë sesa muajin e kaluar, kur ishte e 184-ta.

Verdhekaltrit kanë 67 pikë dhe gjenden prapa Maltës dhe përpara Bruneit. /Zëri/